Bashkim Baholli
Doktor i shkencave teknike – makinerisë
Lindi në gusht të vitit 1938 në një familje nga Dibra e Madhe Bashkimi shkollimin fillestar e kreu në vendlindje të mesmen dhe Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike e kreu në Tiranë. Ky ka qenë i orientuar kryesisht në shkencat e metaleve dhe se më 1979 ishte kandidat i shkencave, kurse me 1984 fiton gradën shkencore “Doktor Shkencash” në lëmin e shkencave teknike. Dr. Bashkim Bahollin, mbi 20 vjet ka qenë shef i katedrës së Teknologjisë së Metaleve, kryetar i Komisionit të Kualifikimit Shkencor në fushat e teknologjisë. Ka udhëhequr mbi 20 studime për grada “Doktor i shkencave teknike”. Ka punuar në Universitetin Politeknik në Tiranë mbi 30 vjet dhe në Universitetin e Prishtinës 6 vjet. Dr. B. Baholli pastaj u mor me veprimtari private në një uzinë për prodhimin e makinave të ndërtimtarisë në Durrës dhe drejtor i kompanisë STELA si dhe kryetar i një bordi të Institutit të Reformave në Arsim dhe Kulturë (Institut privat). Dr. B. Baholli kontribuoi në transformimet fazore termoenergjetike të metaleve. Ka qenë projektues i uzinave mekanike dhe ideator për makina të specializuara dhe makinerish komplekse në përshtatje të kërkesave specifike. Ka të botuara 14 tekste universitare, ka 6 monografi dhe shumë artikuj shkencorë të botuar, ka edhe 7 broshura me simbole, ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore dhe kongrese. Ka marrë çmimin e parë si laureat i Republikës për veprimtari shkencore dhe ka marrë Urdhërin e klasit II, III “Naim Frashëri”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.