← Shfleto

Bardhyl Guda

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në tetor të vitit 1955 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Fizikës i kreu në Tiranë më 1980. U doktorua po në atë fakultet në qershor të vitit 1988 me temën:”STUDIMI MBI VETITË FIZIKE TË SELENIT”. Dr. Bardhyl Guda më 1981 filloi punën në Departamentin e Fizikës si ligjërues i lëndës Fizika atomike. Ka kryer specializimin në Itali dhe në Gjermani dhe ka marrë pjesë në dy takime ndërkombëtare. Dr. B.Guda ka botuar një punim profesional, 4 punime shkencore dhe një tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.