← Shfleto

Bardhyl Graceni

Doktor i shkencave të historisë

Lindi më 1936 në Elbasan. Aty kreu shkollën fillore dhe Normalen në vitet e 50-ta. Pa shkëputje nga puna, studioi në Fakultetin Histori-Filologji të Universitetit të Tiranës në Degën histori-gjeografi. Së pari punoi si mësues, mandej si pedagog në Universitetin “A. Xhuvani” ku shkroi program për histori-gjeografi dhe tekste shkollore në të cilët ishte bashkautor. Mori titullin “Profesor i Asocuar,” “Doktor i Shkencave”. Dr. Bardhyl Graceni ka dhënë kontribut të vyer si pedagog, dhe botoi artikuj e monografi. Kontribuoi mjaft në fushën e studimeve pedagogjike dhe të shkencës së historisë. Vdiq në Elbasan më 1997.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.