Bardh Ademaj
Magjistër i shkencave juridike
Lindi më 1948 në Lubovë të Istogut (Burimit). Shkollën fillore e kreu në Banjë, kurse normalen në Pejë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1974. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në tetor të vitit 1988 me temën: ”VETËQEVERISJA NË PUNËN E BASHKUAR NË ASPEKT TË POSAÇËM NË INDUSTRINË E TEKSTILIT TË KOSOVËS”. Mr. Bardh Ademaj së pari punoi si mësimdhënës në Banjë të Pejës, në industrinë e Tekstilit “Kosovka” në Prishtinë, kurse pas vitit 1991 punoi si avokat privat në Prishtinë. Nga fundi i vitit 1999 u zgjodh gjyqtar në Gjykatën e Lartë të Kosovës ku punon edhe tash. Mr. Bardh Ademaj jeton dhe punon në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.