← Shfleto

Bajram Xhafa

Doktor i shkencave të historisë

Lindi në shkurt të vitit 1945. Shkollimin fillore e kreu në vendlindje, të mesmen pedagogjike e kreu në Peshkopi. Studimet e larta i kreu në Fakultetin e Histori Filozofi të Tiranës më 1968. Në vitin 1997 mbrojti temën e doktoratës me titull: ” QENDRESA DIBRANE NDAJ INTERVENCIONIT USHTARAK JUGOSLLAV NË VITET 1918 – 1921”. Dr. Bajram Xhafa së pari filloi punën si mësimdhënës i Historisë së Përgjithshme dhe të Shqipërisë në Institutin e Lartë pedagogjik “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Ishte shef i Katedrës së Historisë (Drejtor i Departamentit të Historisë). Ka të botuar artikuj në revistat shkencore, ka marrë pjesë me kumtesa në konferenca e sesione shkencore në vend dhe jashtë. Tezen e doktoratës e ka të botuar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.