Bajram Veseli
Magjistër i shkencave teknike – makinerisë
Lindi në maj të vitit 1955 në Zhegër të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Gjilan. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 2000 me temën: ”HULUMTIMET E PARAMETRAVE PËR LLOGARITJEN E TRANSPORTERËVE ME SHIRIT”. Mr. Bajram Veseli u zgjodh asistent në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë ku edhe punon dhe ka të botuara disa punime profesionale.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.