Bajram Ukaj
Magjistër i shkencave juridike
Lindi më 1950 në Vranoc të Vogël të Deçanit. Shkollën fillore e kreu në Baran, kurse të mesmen (Normalen) në Pejë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1975. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1989 me temën:”VEPRAT PENALE KUNDËR SIGURISË NË KOMUNIKACION NË KOSOVË”. Mr. Bajram Ukaj së pari punoi si jurist në Kuvendin komunal të Pejës, më 1975 zgjidhet Gjykatës për kundërvajtje në Pejë, kurse më 1981 u pranua asistent i lëndës E drejta penale në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku edhe tash punon si ligjërues i kësaj lënde. Ka qenë prodekan i Fakultetit Juridik të Prishtinës. Ka të botuara 7 punime profesionale. Ligjëron edhe në Universitetin e Tetovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.