← Shfleto

Bajram Shala

Magjistër i shkencave të organizimit

Lindi më 1938 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Beograd më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik-Dega e Organizimit në Beograd, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1974 me temën: ”OPTIMIZIMI I PROGRAMIT TË PRODHIMTARISË TË SISTEMIT TEKNIKO-EKONOMIK TË FABRIKËS SË AKUMULATORËVE TË MITROVICËS NË KXEMK “TREPÇA” ME QËLLIM TË REALIZIMIT TË DETYRAVE OPTIMALE”(sr). Mr. Bajram Shala në fillim punoi në Fabrikën e Pajisjeve të Proceseve të Mitrovicës. Më 1978 u zgjodh ligjërues i lëndës Ekonomia dhe organizimi i ndërmarrjes në Fakultetin e Xehetarisë dhe të Metalurgjisë të Mitrovicës, ku punoi gjithë kohën.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.