← Shfleto

Bajram Pollozhani

Doktor i shkencave juridike

Lindi në korrik të vitit 1950 në Moroishtë të Strugës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Strugë, ku e kreu edhe Shkollën e mesme. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet dhe magjistroi në Prishtinë në tetor të vitit 1996 me temën: ”ADMINISTRATA SHTETRORE NË KOSOVË NË PERIUDHËN E PASLUFTËS 1944-1994”. Mr. Bajram Pollozhani doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në mars të vitit 2002 me temën: ”ASPEKTI NORMATIV I KRIJIMIT TË SË DREJTËS DHE APLIKIMI I TEKNIKËS JURIDIKE”. Dr. Bajram Pollozhani së pari punoi si jurist në Strugë e mandej në Prishtinë. Punon edhe si ligjërues në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.