Bajram Nuraj
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1954 në Rracaj të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Sheremet kurse të mesmen në Deçan. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Biomedicinës në Zagreb ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1984 me temën: ”RËNDËSIA KRONOMETRIKE NË ANATOMINË FUNKSIONALE TË ORBITËS”(kr). Mr. Bajram Nuraj doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit në shtator të vitit 1987 me temën: ”ANALIZA STRUKTURALE-GJEOMETRIKE E PRERJES TËRTHORE TË DIAFIZAT E ESHTRAVE TË GJATA ME APLIKIMIN E RENTGEN DEZITOMETRISË”(kr). Dr. Bajram Nuraj së pari punoi si asistent në Institutin e Anatomisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i anatomisë në këtë fakultet. Ka të botuara 12 punime shkencore dhe 2 tekste universitare për lënden e Anatomisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.