← Shfleto

Bajram Mulaku

Magjistër i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi në tetor të vitit 1948 në Ceceli të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Samodrexhë, kurse të mesmen në Vushtrri. FSHMN-Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1986 me temën: ”SHQYRTIMI I PËRKATËSISË SË FUNKCIONEVE NË KLASËT E NIKOLSKIT DHE BESOVIT NËPËRMES KOEFICIENTEVE FOURIE ME NDIHMËN E PËRAFRIMIT MË TË MIRË”. Mr. Bajram Mulaku së pari punoi si mësimdhënës i matematikës në Shkollën Teknike në Prishtinë, në shkolla të tjera të mesme (Gjimnaz) të Vushtrrisë. Prej vitit 1981 punon në SHLT të Mitrovicës, ku ka qenë edhe drejtor i kësaj shkolle. Ka qenë bashkëpunëtor i jashtëm i Fakultetit të Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës dhe veprimtar politik në Qeverinë e Kosovës në Vushtrri. Tash është profesor i rregullt i matematikës i SHLT të Mitrovicës. I ka të botuara 2 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.