Bajram Krasniqi
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1958 në Majac të Podujevës (Besianës). Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Lluzhan, kurse të mesmen (Normalen) e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega e Gjuhë dhe Letërsi Shqipe më 1974. Po aty i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në nëntor të vitit 1978 me temën: ”STILI I POEZISË SË ISMAIL KADARES”. Mr. Bajram Krasniqi doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”POETIKA E ROMANIT HISTORIK SHQIPTAR”. Dr. Bajram Krasniqi punën e filloi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si bashkëpunëtor shkencor në Degën e Gjuhës. Ka të botuar 33 studime e artikuj shkencor, 3 botime të veçanta. Vdiq në Prishtinë më 1990.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.