Bajram Hysa
Doktor i shkencave të eknomisë
Lindi në mars të vitit 1955. Shkollimin fillor dhe të mesmin i kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik-Dega e Ekonomisë Politike, e kreu në Tiranë më 1978. Kandidat i shkencave të ekonomisë u bë më 1993, kurse doktoroi në qershor të vitit 1996 në Fakultetin Ekonomik të Tiranës në vend mori bacheler, master degree dhe PhD i diplomë universitare nga Instituti Amerikan i Shërbimeve të Edukimit Botëror (shkurt 1998). Dr. Bajram Hysa u zgjodh pedagog i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve për lëndën Ekonomia Politike, më 1978, edhe në Akademinë e Lartë Ushtarake, zv. drejtor i QNK në Tiranë, më vonë pedagog i jashtëm i Fakultetit Ekonomik për lëndën: Marrëdhëniet industriale dhe profesor i lëndës së Ekonomia e shëndetit në Departamentin e Shëndetit në Tiranë. Dr. B. Hysa ka të botuara disa punime shkencore dhe monografi, dhe shumë studime shkencore. Ka marrë pjesë në konferenca e kongrese shkencore ndërkombëtare, si: Greqi, Austri, Hungari, Kroaci, si përfaqësues i Shqipërisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.