← Shfleto

Bajram Blaku

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi në maj të vitit 1944 në Podujevë(Besianë). Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë e kreu në Prishtinë më 1970. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në shkurt të vitit 1979 me temën: ”LUFTA E POPULLIT SHQIPTAR PËR LIRINË E GJUHES, TË SHKOLLËS DHE PËR NJËSIMIN E ALFABETIT NË DRITËN E SHTYPIT SHQIPTAR 1879-1910”. Mr. Bajram Blaku punoi si mësimdhënës i historisë në Podujevë, ka qenë drejtor i Gjimnazit në këtë qytet, mandej, këshilltar në Entin Pedagogjik në këshillin Komunal të Podujevës, ku tash është zyrtar në Drejtoratin Komunal të Arsimit në këtë Komunë ku edhe jeton. Mr. Bajram Blaku ka të botuara 2 punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.