Bajram Bajgora
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në janar të vitit 1935 në Dobratin të Podujevës (Besianës). Shkollën fillore e kreu në Prizren, kurse gjimnazin në Gjakovë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në Sarajevë më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik në Zagreb ku edhe magjistroi në maj të vitit 1973 me temën: ” FUNKCIONET TURISTIKE TË KOMUNIKACIONIT NË KOSOVË“(kr). Mr. Bajram Bajgora në fillim punoi si referent i Bujqësisë në Komunën e Podujevës e më vonë kryeshef i Drejtoratit për Ekonomi dhe finansa, si dhe nenkryetar i këshillit Ekzekutiv në këtë Komunë, deri me largimin e punëtorëve shqiptar prej pune nga pushteti serbomalazez. Aktualisht jeton dhe punon jashtë Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.