Bahtijar Kryeziu
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi në gusht të vitit 1949 në Rogaçicë të Kamenicës(Dardanë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Kamenicë. SHLP-Dega Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe - e kreu në Prishtinë, ku e kreu edhe shkallën e Dytë të Fakultetit të Filologjisë më 1975. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në shkurt të vitit 1983 me temën:”TOPONIMET E HASHANISË”. Mr. Bahtijar Kryeziu doktoroi në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë në Tiranë në dhjetor të vitit 1998 me temën: ” ONOMASTIKA E HASHANISË”. Dr. Bahtijar Kryeziu së pari ishte mësues, mësimdhënës në Shkollën Ekonomike të Gjilanit, në Kuvendin Komunal të Kamenicës, prej vitit 1979 punon në SHLP të Gjilanit si ligjërues i gjuhës së sotme shqipe dhe i Metodikës së gjuhës shqipe si prof. i rregullt i kësaj shkolle. Ka të botuar 32 punime shkencore, ka qenë edhe anëtar i Senatit të Universitetit të Prishtinës, ka disa shpërblime e mirënjohje.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.