Azem Zogaj
Magjistër i shkencave të filologjisë
Lindi më 1951 në Turjakë të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Rahovec. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe e kreu në Prishtinë më 1975. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në dhjetor të vitit 1977 me temën: ”VEPRIMTARIA KULTURORE E KOLONISË SË EGJIPTIT”. Mr. Azam Zogaj ka punuar si gazetar në RTV e Prishtinës, dhe si bashkëpunëtor i disa gazetave javore e ditore të Prishtinës deri më 1990 kur pushteti serbokomunist e largoi nga puna. Pas largimit nga puna, Mr. Azem Zogaj u mor me distribuimin (shitjen) e librit nëpër qytetet e Kosovës, kryesisht në Prishtinë. Ka përcjellë shumë panaire të librit në Kosovë dhe jashtë Kosovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.