Avzi Mustafa
Magjistër i shkencave të pedagogjisë
Lindi në qershor të vitit 1950 në fshatin Greshnicë të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Normalen në Shkup, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik –Dega e Pedagogjisë më 1975, mandej në Fakultetin e Filologjisë e kreu Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe po ashtu në Shkup më 1981. Studimet pasuniversitare i kreu në Degën e Pedagogjisë në Universitetin e Zagrebit ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1982 me temën: ”HISTORIA E ARSIMIT SHQIPTAR NË MAQEDONI”(kr). Mr. Avzi Mustafa në Universitetin e Shkupit doktoroi në qershor të vitit 1992 me temën: ”LËMIA E LINGO-DIDAKTIKËS”. Dr. Avzi Mustafa punën e filloi si bibliotekist në Katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Shkupit, mandej zgjidhet ligjërues i Metodikës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Katedrën e Gjuhës Shqipe në Shkup, ku arriti deri te prof. inordinar. Dr. A. Mustafa është bashkëthemelues i Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë dhe kryetar i Unionit të Intelektualëve Shqiptarë në Maqedoni. Është hartues i disa teksteve shkollore dhe ka 7 vepra të botuara.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.