Avzi Mehmeti
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi në tetor të vitit 1946 në Reçicë të Madhe të Tetovës. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalën) i kreu në Tetovë. Fakultetin e SHMN-Dega e Biologjisë - e kreu në Shkup më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1980 me temën: ”DISTRIBUIMI VERTIKAL DHE NDRYSHIMET SEZONALE TË MAKROZOOBENTOSIT NË LUMIN BOGOVINË”(kr). Mr. Avzi Mehmeti doktoroi në FSHMN-Dega e Biologjisë të Zagrebit në dhjetor të vitit 1999 me temën: ”HULUMTIMET BIOCENOLOGJIKE TË MAKROZOOBENTOSIT NË EKOSISTEMIN E UJRAVE NË REGJIONIN E TETOVËS”(kr). Dr. Avzi Mehmeti në fillim punoi si profesor i biologjisë në shkollat e mesme të Tetovës, kurse tash është ligjërues në Fakultetin e SHMN të Tetovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.