Avni Presheva
Doktor i shkencave të filozofisë
Lindi më 1944 në Preshevë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Filozofi-Sociologji - i kreu në Sarajevë më 1973. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Sarajevë në mars të vitit 1980 me temën:”POZITIVIZMI LOGJIK DHE RËNDËSIA E TIJ BASHKËKOHORE”(sr). Mr. Avni Presheva doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në nëntor të vitit 1983 me temën: ” KRITIKA MARKSISTE MËSIMEVE TË POZITIVIZMIT LOGJIK”. Dr. Avni Presheva së pari punoi si prof. në Shkollën e Mesme të Preshevës. Prej vitit 1975 u zgjodh asistent i logjikës në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Tash është prof. inordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara më tepër se 20 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.