← Shfleto

Avni Meshi

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në prill të vitit 1954 në Kostur të Kukësit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Kukës. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1972. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1996 me temën: ”STRUKTURA DHE DEFORMACIONI I MASIVIT ULTRABAZIK NË BULQIZË. MODELE TË RRJEDHJES ARTERROSFERIKE DHE LISTOSFERIKE”. Dr. Avni Meshi së pari punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Kukësit dhe në Shkollën e Mesme të Bashkuar të Kukësit. Specialist në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës si dhe punonjës shkencor i Fakultetit të Gjeologjisë e të Minierave. Ka hulumtuar vendburimet e bakrit, kromit dhe të hekurit. Rezultatet i ka paraqitur në raportet e punës shkencore si dhe në kumtesa shkencore. Është dekoruar me “Medalje për punë të shquar në miniera-gjeologji”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.