Avni Behluli
Magjistër i artit – skulpturës
Lindi në tetor të vitit 1960 në Breznicë të Bujanocit. Shkollen fillore e kreu në vendlindj, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Kamenicë. Akademinë e Arteve-Dega e skulpturës e kreu në Prishtinë më 1986. Në këtë akademi i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në dhjetor të vitit 1998 me temën: “METAMORFOZA NË ARTIN E SKULPTURËS”. Mr. Avni Behluli fillimisht punoi si arsimtar i artit në Shkollen fillore në Koretin, Dobërçan, Livoq e mandej në Gjimnazin e Gjilanit. Mr. A. Behluli ka krijua vepra arti që ato gjindën në koleksione private si në Kosovë dhe jashtë saj, ka formua Drejtimin e Dizajnit në Shkollen e Arteve në Gjilan. Mr. A. Behluli ka ekspozita kolektive „ sëbashku“ në Prishtinë, Beograd, Sarajevë si dhe 15 ekspozita kolektive në Kosovë, Francë, Zvicer, ekspozita përsonale i ka 9 në shumicen e qyteteve të Kosovës dhe në Split (Dalmaci). Këtij skulptori iu janë nda disa shpërblime e mirënjohje në Kosovë. Jeton dhe punon në Gjilan.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.