← Shfleto

Avdyl Sinani

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1946 në Vlorë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Kimi Inxhinierike e kreu në Tiranë më 1968. Së pari u punësua si inxh. Teknolog në Ndërmarrjen e Grumbullimit në Vlorë. Punoi në Ministrinë e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore, mandej ka qenë Zëvendësministër dhe Këshilltar në Këshillin e Ministrave. Ka gradën “Doktor i shkencave”. Dr. Avdyl Sinani është njohës i mirë i industrisë së bluarjes së drithit. Më 1995 mori titullin “Mjeshtër i Kërkimeve”. Dr. A.Sinani i ka disa projekte të kryera dhe shumë punime shkencore të botuara. Është drejtor i Fabrikës së Bukës në Tiranë dhe mban “Urdhrin e Punës” të Kl. II.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.