Avdyl Krasniqi
Doktor i shkencavetë mjekësisë
Lindi më 1951 në Vranoc të Pejës. Shkollën fillore e kreu në Baran, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1989 me temën: ”PËRFORCIMI I ANASTOMOZAVE TË ZORRËVE ME MATERIAL ALPLASTIK”(kr). Mr. Avdyl Krasniqi doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 2001 me temën: ”ASPEKTE BASHKËKOHSE MBI PROCESIN E SHËRIMIT TË ANASTOMOZËS SË ZORRËS ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË TEKNIKËN OPERATIVE”. Dr. Avdyl Krasniqi ishte mjek në Klinikën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës. U specializua jashtë vendit si Japoni, Londër, Gjenevë, Ohajo, dhe pati interesim të posaçëm shkencor t'i rrekej profesionit për sëmundjet malinje të organeve tretëse. Ka të botuara 42 punime shkencore, 20 prej tyre jashtë vendit, një tekst universitar. Aktualisht është profesor lëndës së Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka qenë këshilltar i kryeministrit të Kosovës në ekzil.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.