← Shfleto

Avdyl Hoxha

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi në korrik të vitit 1948 në Junik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Prishtinë më 1975. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare ku edhe magjistroi në Prishtinë në nëntor të vitit 1985 me temën: ”KOMUNA E DEÇANIT NË NDËRTIMIN SOCIALIST (1945-1980).” Mr. Avdyl Hoxha së pari punoi si mësues në Junik, mandej si mësimdhënes në Gjimnaz të Vitisë. Me 1981 ka qenë i burgosur nga pushteti serbo-komunist, burgun e vuajti në Gjilan, Pejë e Smrekonicë. Mr. Avdyl Hoxha aktualisht punon si drejtor i Institutit për Mbrojtjen e monumenteve të Kulturës në Pejë. Ka të botuara disa punime shkencore-profesionale dhe dy monografi (në njërën si bashkautor).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.