← Shfleto

Avdi Salihu

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në shtator të vitit 1957 në Kovaçicë të Shalës së Bajgorës ( të Mitrovicës ). Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Mitrovicë. Fakultetin Teknik - Dega e Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1995 me temën: ”KORELACIONI I PËRPUNUESHMËRISË SË MATERIALIT ME PRERJE PËRMES REZISTENCAVE TË PRERJES PËR ÇELIQET C 4571 DHE C1530 “. Mr. Avdi Salihu doktoroi në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës në korrik të vitit 2001 me temën: ”HULUMTIMI I PËRPUNUESHMËRISË SË MATERIALIT ME PRERJE ME SHPEJTËSI TË RRITURA PRERJEJE”. Dr. Avdi Salihu kreu kursin për normim në Novi Sad, punoi si mësimdhënës në QABP të Mitrovicës, në Fabrikën e pajisjeve të procesit “Trepça”, në Shkollën Teknike, në Fabrikën e Akumulatorëve dhe në SHLT të Mitrovicës. Së pari si mësimdhënës i vizatimit teknik dhe i gjeometrisë deskriptive, ka qenë zavendësdrjtor dhe drejtor i SHLT të Mitrovicës. Ka të botuara 10 punime shkencore si autor-koautor si dhe 5 punime profesionele.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.