Athanas Gegaj
Doktor i shkencave të historisë
Lindi më 1904 në Triesh të Tuzit. Shkollën fillore e kreu në Shkodër ku e kreu edhe Shkollën e Françeskane të Jezuitëve, kurse Fakultetin e Teologjisë e kreu në Romë. Athanas Gegaj doktoroi në Universitetin Louvain të Belgjikës më 1937 me temën: “ INVAZIONI I TURQISË NË SHQIPËRI NË SHEKULLIN XV.( Fr). Mori gradën doktor i shkencave shoqërore-historike. Dr. Athanas Gegaj punoi si profesor në Shkollën e Mesme të Françeskanëve në Shkodër, mandej emigroi në Amerikë dhe ishte bashkëpunëtor i F. Nolit. Pra, Dr. A. Gegaj jetoi në Amerikë dhe ka shkruar librin “Arbëria dhe Gjergj Kastrioti-Skenderbeu 1405 – 1468”. Vdiq në Amerikë më 1988.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.