← Shfleto

Astrit Mehmeti

Doktor i shkencës së informatikës – kompjuterëve

Lindi më 1965 në Gërçari të Prespës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Prespë. Fakultetin e filloi në Prishtinë por e kreu Fakultetin e Kibernetikës në “University De Paule” më 1990 në Chicago, ku edhe magjistroi. Mr. Astrit Mehmeti e vazhdoi punën shkencore dhe u fut në enigmatikë të kompjuterëve. Ka ligjëruar lëndët Kompjuterike në dy Universitete si në “De Vry Institute of Technology” dhe “Titro College” - në Chicago, ligjëronte matematikë, Tregtinë dhe Ekonominë. Mr. Astriti thotë: “Dëshiroj që përvojën që e kam fituar në Amerikë ta bart në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri”. Ndërkohë doktoroi në të njëjtin Universitet në Chicago me temën: ”MIKROKOMPJUTERËT DHE ROLI I TYRE NË TREGTI”(an). Dr. Astrit Mehmeti është ftuar të mbajë ligjërata në Fips të Danimarkës, në Suedi, Gjermani, dhe mori pjesë në një Konferencë shkencore në New Orleans. Prej vitit 1979 është anëtar i Shoqatës “Përditshmëria e teknologjisë së kompjuterëve” në Chicago. Jeton dhe punon në Chicago.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.