← Shfleto

Asti Papa

Doktor i shjkencave të gjeologjisë

Lindi në nëntor të vitit 1931 në Bari të Italisë. Shkollën fillore dhe Politeknikumin i kreu në Tiranë. E kreu edhe Fakultetin e Inxhinierisë-Dega Gjeologji më 1959 Po në këtë fakultet mbrojti pjesën e parë më 1974, kurse doktoroi më 1994 me temën: ” FISHI DHE MOLLASA PALEOGJENIKE E ALBANIDEVE”. Dr. Asti Papa së pari punoi si teknik gjeolog në Ndërmarrjen e Naftës të Patosit, mandej inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Naftës-Gaz-Bitumit në Vlorë dhe në Kuçovë, punonjës shkencor në Institutin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, në Institutin e Naftës e të gazit të Fierit, është përpilues i disa Hartave tektonike, i ka 6 monografi, 16 studime-projekte, 37 referate, 9 tekste mësimore, 51 artikull shkencor, 8 prej tyre të botuara jashtë. Është dekoruar me “Çmimin e Republikës” shk. II. dhe me Urdhrin “N. Frashëri” kl. III.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.