Asllan Pushka
Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë
Lindi më 1943 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Gjeografisë e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1970 me temën: ”TRANSFORMIMI SOCIALOGJEOGRAFIK I TRI VENDBANIMEVE NË KOMUNËN E PEJËS( LOXHA; DRELAJ E GLLAVIÇICA)”(kr). Mr. Asllan Pushka doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në qershor të vitit 1975 me temën:”KULTURAT INDUSTRIALE NË KOSOVË”(kr). Dr. Asllan Pushka së pari punoi si prof. i gjeografisë në shkolla të mesme, mandej u zgjodh asistent i gjeografisë së përgjithshme, në Degën e Gjeografisë të FSHMN të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i Metodave kuantitative në gjeografi dhe Lokacioni i aktiviteteve në FSHMN të Prishtinës. Specializoi në Bon e Mynih. Ka të botuara 120 punime shkencore edhe jashtë vendit. Si dhe 13 tekste të gjeografisë për të gjitha nivelet e shkollimit deri tek ato universitare. Merret me proceset demografike në Kosovë. Ka mbajtur ligjërata në Bon, Tiranë, Hajdelberg, Sofje, Zagreb, Lubjanë etj. Ka udhëhequr Lidhjen e Gjeografëve të Kosovës dhe të Jugosllavisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.