← Shfleto

Artan Trebicka

Doktor i shkencave të biokimisë

Lindi në qershor të vitit 1957 në Tiranë. Aty kreu Shkollën fillore, shkollën e mesme të përgjithshme, Universitetin për gjuhë e kreu në Peruxha (Itali) mandej në Universitetin e Milanos kreu Fakultetin e Kimisë Industriale më 1987. Në periudhën 1990-1992 dha provime në Degën e Biologjisë në Universitetin e Tiranës, më 1997 dha provimin pasuniversitar dhe u doktorua në këtë universitet më 1997 me temën: ”SINTEZA E PORFIRINAVE DHE METALO-PORFIRINAVE TË REJA SI GRUP PROSTETIKË ENZIMASH SINTETIKE.” Dr. Artan Trebicka për studime ka shfrytëzuar bursa nga shtetet: Itali, Belgjikë e Gjermani. Së pari punoi si inxh. i kimisë në Kombinatin e Ushqimit “A. Kelmendi” të Tiranës. Më 1990 u zgjodh asistent-pedagog i biokimisë në Katedrën e Biokimisë-Departamenti Biologjisë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Ka qenë shef në Seksionin e Biokimisë. Ka të botuar 2 punime shkencore dhe 2 profesionale. Është pjesëmarrës në disa projekte shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.