← Shfleto

Artan Tashko

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në maj të vitit 1940 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i filloi në Universitetin e Leningradit dhe të Moskës (Rusi), kurse ka diplomuar në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1962. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1983 - pjesën e parë, kurse pjesën e dytë e ka mbrojtur më 1991 me temën: ”PROBLEMET E GJENEZËS SË SHKËMBINJËVE ULTRABAZIKE NË POTENCIALIN KROMBAJTËS TË TYRE”. Dr. Artan Tashko së pari punoi si asistent në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, mandej si gjeokimist në Ndërmarrjen Gjeologjike të Tiranës, si pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave. Më 1994 mori titullin “Profesor”. Ka të botuar 25 artikuj. Mban “Medaljen për punë të shquar në miniera –gjeologji”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.