Artan Boriçi
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi në prill të vitit 1965 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Fizikës, e kreu në Tiranë më 1988. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin Federal Politeknik në Cyrih të Zvicrës më 1996. Aty dhe doktoroi në qershor të atij viti me temën: “METODAT E NËNHAPËSIRAVE TË KRYLOVIT NË KRONODINAMIKËN KUANTIKE RRJETORE”(gj). Dr. Artan Boriçi më 1988 u zgjodh asistent më vonë edhe pedagog. Kishte bursë ndërkombëtare për specializime. Punoi në Universitetin e Tiranës dhe në Universitetin Federal Politeknik të Cyrihut. Ka të botuara 10 punime profesionale dhe 37 punime shkencore, 3 tekste universitare 10 projekte, e 10 studime. Tash është profesor. ordinar i lëndës Fizika teorike dhe kuantike në Universitetin e Tiranës. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë. Është anëtar i shumë shoqatave në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.