Arta Rista – Çuçi
Doktor e shkencave të gjeologjisë
Lindi në tetor të vitit 1956 në Fier. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1980. Po në këtë fakultet edhe u doktorua më 1995 me temën: ” KARAKTERISTIKAT MINERALOGJIKE TË DEPOZITIMEVE FLISHORE NË BAZENIN E BERATIT DHE TOMORIT”. Dr. Arta Rista-Çuçi së pari punoi si inxh. mineraloge në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier. Specializimin e kreu në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës. Është marrë kryesisht me analizën e përbërjes minerale që hasën në prerjet stratigrafike të kallonave te puset e shpimit të naftës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.