Arshi Pipa
Doktor i filozofisë
Lindi më 1920 në Shkodër. Mesimet e para dhe ato të mesmet i kreu në vendlindje. Studimet e filozofisë i bëri në Universitetin e Firencës në Itali, ku edhe mori gradën doktor i filozofisë. Dr. Arshi Pipa në fillim punoi si mësimdhënës në Tiranë, mandej ra në burg, e pasi doli nga burgu emigroi në SHBA. Ky ishte profesor i rregullt i Gjuhës Italiane në Universitetin e Minesatës. Merret edhe me kritika letrare dhe shkroi shumë libra të Estetikes, Filozofisë në tri gjuhë shqip, anglisht dhe gjermanisht. Para lufte punimet e veta i botoi shqip, kurse pas luftes botoi në gjermanisht në SHBA dhe Gjermani. Ka të botuara 14 vepra të. Vdiq në Vashington më 1997.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.