Aristotel Pano
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në maj të vitit 1933 në Gjirokastër. Mësimet e para i mori në vendlindje. Teknikumin Financiar e kreu në Tiranë. Studimet i përfundoi në Institutin Financiar në Moskë më 1955. Më 1982 mori gradën “Doktor i Shkencave Ekonomike” për studim ekonomik me titull “PROBLEMET E TEORISË, METODOLOGJISË DHE ANALIZËS SË TË ARDHURAVE KOMBËTARE NË RPSH” . Punimi u botua më 1982. Dr. Aristotel Pano pas studimeve u emërua pedagog në Fakultetin Ekonomik të Tiranës, mandej transferohet në Institutin e Studimeve Ekonomike në Këshillit e Ministrave, në Institutin Ekonomik të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Ka punuar edhe në Universitetin e Selanikut. Dr. A. Pano është autor – bashkautor i shumë teksteve mësimore dhe disa tekstesh universitare. Më 1984 dekorohet me medaljen “Çmimit i Republikës” të kl. II, si dhe është dekoruar dy herë me urdhrin “N. Frashëri” të kl. II dhe të kl. I.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.