Arif (Mathien Aref) Matjani
Doktor i shkencave të historisë
Lindi më 1938 në Egjipt, me prejardhje nga katundi Remë rrethi i Matit. Babai i Arifit shkoi në Egjipt, Arifi mësimet fillestare i bëri në Shkollën françeze, shkollimin e Mesëm e kreu në Kajro. Babai i punonte në rrethin mbretëror të Egjiptit. Pas një kohe familjarisht shkuan në Francë, ku Arifi e kreu Fakultetin e Arkitekturës në Universitetin Leonardo Davinçi në Francë. Pas shkollimit Arifi punoi në Ndërmarrje të ndryshme ku ka qenë edhe drejtor i një firme teknike. Ka punuar 4 vjet në Tripoli të Libisë, mandej u kthye dhe më 1995 vendosa të studioj dhe filloi hulumtimin për Pellazgët ku edhe ka botuar disa punime, për ta jam shërbyer me literaturë frënge dhe greke. Pellazgët ishin banorë të Greqisë për ta gjeta literaturë në Arkivat e Francës. Babai im më thoshte se shqiptarët rrjedhin nga Pellazgët dhe janë populli më i vjetër në Ballkan. Qëllimi i studimit tim ka qenë të rivendosë historinë e vërtetë të popullit Shqiptarë-Pellazgo Ilir. Kjo nuk u shkoi përshtati Grekëve e Serbëve (grekët më kanë quajtur si njeri që duhet të likuidohet). Në Shqipëri kam qenë për herë të parë në vitin 2007 për të promovuar librin tim të shkruar frëngjisht të përkthyer në shqip. Dr. Arif Matjani ka shkruar vjersha e tragjedi klasike si dhe poema. Në Kosovë kam ardhur më 2012 dhe u ndjeva si në shtëpinë time. Aktualisht Dr. Arif Matjani jeton në Francë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.