Ariana Çepani
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në shtator të vitit 1957 në Tiranë. Mësimet e para, gjimnazin dhe Fakultetin Ekonomik i kreu në Tiranë më 1981. Ndoqi edhe studime pasuniversitare në vitet 1985 – 1988, ku edhe diplomoi po në këtë fakultet. Mr. Ariana Çepani edhe doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Tiranës më 1992. Dr. Arianë Çepani e filloi punën si ekonomiste në Fabrikën e Tullave të Tiranës, mandej pedagoge në Departamentin e Menaxhimit të Fakultetit Ekonomik të Tiranës për lëndët: Menaxhimi i operacioneve dhe sipërmarrja, menaxhimi i biznesit të vogël. Dr. A. Çepani është autore-bashkëautore e 6 teksteve universitare, katër prej tyre të botuara jashtë vendit. Ndoqi shumë kurse kualifikimi jashtë vendit si në: Amerikë, Skoci, Greqi; Belgjikë, etj. Ka marrë pjesë me kumtesa në shumë konferenca e simpoziume në vend dhe jashtë vendit, si dhe mori pjesë në shumë borde të fabrikave si anëtare e bordit të firmës “Alb-Trade” e tj.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.