Ardita Devolli
Magjistër e shkencave të lokopedisë
Lindi në prill të vitit 1968 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Defektologjisë e kreu në Zagreb më 1991. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Zagrebit, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1995 me temën: ”LIDHSHMËRIA NË MES KOMUNIKIMIT VERBAL DHE JOVERBAL TEK AFAZIKËT”(kr). Mr. Ardita Devolli së pari punoi si Logopede në Pejë, kurse më 1999 kaloi në QKU në Prishtinë si bashkëpunëtore profesionale dhe si asistente në Fakultetin Filozofik dhe në atë të Edukimit në Prishtinë. Mr. Ardita Devolli ka të botuar një punim shkencor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.