← Shfleto

Anton Shala

Doktor i shkencave të bujqësisë

Lindi më 1948 në Smaç të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në Prizren, të mesmen (Gjimnazin) në Gjakovë. Fakultetin e Bujqësisë-Drejtimi i Pemëtarisë e kreu në (Zemun) Beograd më 1974. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1989 me temën: ”VETITË POMOEKOLOGJIKE TË VARIETETEVE TË INTRODUKUARA TË VARIETETEVE TË ZEZA DHE TË KUQE TË RRUSHIT TË SEREZIT ME KUSHTE AGROEKOLOGJIKE TË GJAKOVËS”(kr). Mr. Anton Shala doktoroi në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës në shkurt të vitit 2002 me temën: ” HULUMTIMET KRAHASUESE POMOEKOLOGJIKE DHE DISA KULTIVARE TË VISHNJES (CERASUS L.) NË KUSHTET AGROEKOLOGJIKE TË KOSOVËS”. Dr Anton Shala së pari punoi në KBI “Ereniku” të Gjakovës, në KBI “Progres Eksport” në Institutin e pemëve dhe të perimeve në Prizren. Prej vitit 1989 punon si ligjërues i Pemëtarisë së përgjithshme dhe speciale dhe arriti deri te docent i këtyre lëndëve në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës. Ka të botuara 20 punime shkencore. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore me kumtesa në ish - Jugosllavi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.