← Shfleto

Anton Kastrati

Magjistër i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi më 1948 në Ulqin. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje, kurse FSHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN në Novi Sad, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1987 me temën: ”AVULLIMI I UJIT TË DETIT NË KUSHTET E KRIPORËS SË ULQINIT”(sr). Mr. Anton Kastrati punon në Kriporën e Ulqinit si teknolog ku ka qenë edhe udhëheqës i kësaj kriporeje. Ka të botuara 2 punime shkencore, jeton dhe vepron në Ulqin.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.