← Shfleto

Anton Gllasniqi

Magjistër i artit figurativ

Lindi më 1937 në Ferizaj. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, kurse Akademinë e Arteve-Dega e Pikturës e kreu në Zagreb më 1964. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në qershor të vitit 1971 me temën:” PIKTUARAT E SHTAFELAJNES”(kr). Mr. Anton Gllasniqi ka qenë prof. i rregullt në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Ka organizuar ekspozita personale dhe kolektive në Kosovë dhe jashtë saj. Aktualisht jeton jashtë Kosovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.