Andrea Marto
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në shtator të vitit 1957 në Kakarriq të Delvinës. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmet në Delvinë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1982. Po në këtë fakultet u doktorua më 1994 me temën: ”VEÇORITË PETROLOGJIKE TË KALIMIT NGA SEKUENCA MALORE NË ATË MAGMATIKE NË MASIVËT OFIOLITIKE TË BULQIZËS DHE TË KUKËSIT”. Dr. Andrea Marko së pari punoi si inxh. gjeolog në Memaliaj, pedagog në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit dhe të Shkencës. Ka bërë studime petrologjike për masive të ndryshme në vend. Ka të botuar disa artikuj shkencorë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.