Andrea Çeko
Doktor i shkencave të agronomisë
Lindi më 1943 në Lefterohor të Delvinës. Mësimet e para i mori në vendlindje të mesmet në Delvinë, kurse Fakultetin e Agronomisë e kreu në Institutin e Lartë të Bujqësisë të Tiranës më 1970. Mori gradën “Kandidat i shkencave” më 1992, “Doktor” 1993 dhe titullin “Profesor i asocuar” në vitin 2000. Dr. Andrea Çeko së pari punoi në Koperativën Bujqësore në Grave, në Shkollën e Mesme Bujqësore Livadhja, në Ndërmarrjen Bujqësore Vrinë, mandej në Ministrinë e Bujqësisë dhe prej vitit 1988 në Ndërmarrjen e Inputeve - Tiranë. Dr. A.Çeko është bashkautor i 3 librave të botuar i 10 eksperimenteve shkencore për ruajtjen e misrit i 5 studimeve shkencore dhe i 4 projekteve.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.