← Shfleto

Andon Zako Çajupi

Doktor i shkencave të drejtësisë

Lindi më 1866 në Shepër të Zagorisë së Gjirokastrës. Mësimet e para i mori në shkollën greke të vendlindjes, kurse gjysmën të mesmet në Liceun francez në fshatin Nivan. Më 1882 shkoi tek i ati në Misir, dhe e kreu Liceun e Aleksandrisë. Në Zvicër i mori studimet e Larta ku edhe doktoroi në lëmin e Drejtësisë. Pas doktorimit u kthye në Kajro ku bëri studimet e avokaturës. Mandej Çajupi u njoh me Naim Frashërin. Ky takim la gjurma të pashlyeshme në jetën dhe veprimtarinë poetike të tij. Më 1902 me pseudonim Çajupi botoi në Kajro vëllimin e madh të vjershave “Baba Tomori”. Përveç poezisë Çajupi shkroi edhe drama, komedi, proza dhe fejtone. Botoi shumë vepra, por i mbetën edhe shumë të pabotuara. Shkroi dhe botoi 10 vepra me vlerë shkencore e letrare. Çajupi vdiq në Heliopolis, qytet pranë Kajros në Egjipt më 1930.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.