← Shfleto

Ana Thanasi

Doktor e shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në shkurt të vitit 1941 në Elbasan. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i filloi në Universitetin Pardubice (Çekosllovaki) kurse i kreu në Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega Kimi në Tiranë më 1963. Në këtë fakultet edhe doktorua më 1983 me temën: ”STUDIM MBI METODAT E ANALIZAVE KOMPLEKSE TË XEHERORIT TË TITANIT DHE VLERËSIMI KIMIK I TITANMANJETITEVE TË KOSHNJETIT E DISA SHFAQJEVE TË TJERA” Dr. Ana Thanasi së pari punoi si bashkëpunëtore shkencore në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës, Kimiste – analitike, shefe e Sektorit Analitik në Institutin e Kërkimeve Gjeologjike të Tiranës. Më 1995 e mori titullin “Mjeshtër kërkimesh”. Është marrë me analiza për studimin e mineraleve të rralla e radioaktive. Është dekoruar me “Medalje për punë të shquar në miniera – gjeologjike”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.