← Shfleto

Altin Vejsiu

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi në nëntor të vitit 1971 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. E regjistroi FSHN – Dega e Fizikës por e ndërpreu dhe u nis për në Suedi, në Orebro, ku e kreu Fakultetin Ekonomik më 1994 në Universitetin e Orebros. Më 1995 mori titullin Master i Ekonomisë në Universitetin e Orebros. Mr. Altin Vejsiu doktoroi në Universitetin e Uppsalës në vitin 2001 me temën: “DINAMIKA E TREGUT TË PUNËS NË SUEDI, NGA VITI 1968 DERI NË VITIN 1998” (su). Dr. Altin Vejsiu punoi si magjistër i ekonomisë ka drejtuar kursin e matematikës për ekonomistë, me studentë të Departamentit të Ekonomisë të Universitetit të Uppsalës. Dr. A. Vejsiu punon si specialist në Ministrinë e Financave në Suedi. Ka disa punime me bashkautor. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore ku ka prezantuar pjesë të disertacionit të doktoratës së tij.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.