← Shfleto

Ali Muriqi

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi në korrik të vitit 1954 në Nobërxhan të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë - e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë të Lubjanës, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1984 me temën: ”MODELIMI MATEMATIK I PROCESEVE NË KONDENZATORIN E CENTRALIT BËRTHAMOR “KRSHKO”(sl). Mr. Ali Muriqi doktoroi në Fakultetin e Makinerisë në Prishtinë në nëntor të vitit 1998 me temën: ”MODELI MATEMATIK I DINAMIKËS SË PROCESEVE TE FURRAT ELEKTRIKE TË FERONIKELIT”. Dr. Ali Muriqi punoi në FPA “R.Sadiku” të Pejës, në Shkritoren e Feronikelit të Gllogocit, në Institutin “Inkos” në Obiliq. Më 1992 u pranua në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës si bashkëpunëtor e ligjërues i termodinamikës ku tash është docent i Termodinamikës dhe Kaldajet gavallit në këtë fakultet. Ka 7 tekste universitare si bashkautor dhe 18 punime shkencore, 10 projekte profesionale. Ka qenë shef Katedre dhe prodekan i Fakultetit të Makinerisë të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.