Ali Mema
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi më 1937 në Kuç të Vlorës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Vlorë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë më 1963. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1988 me temën: ”PËRJASHTIMI I HIDROGJENITETEVE SIPËRFAQËSORE NË STUDIMET SIZMIKE TË RAJONIT SQEPUR”. Dr. Ali Mema së pari punoi si gjeofizik në Ndërmarrjen Gjeofizike të Fierit. Më 1997 mori titullin “Drejtues kërkimesh”. Është marrë me punime sizmike në rajone të ndryshme të vendit. Rezultatet i paraqiste në referate e artikuj shkencorë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.