Ali Kuqo
Doktor i shkencave të mjekësisë
Për ditëlindje dhe vendlindje nuk kemi të dhëna. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, kurse Shkollën e mesme dhe Fakultetin e Mjekësisë i kreu në Tiranë me 1962 dhe u punësua si mjek ku me 1972 kreu specializimin në Neurologji – Çertifikata e specialistit – Neurolog e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë me Nr. Regjistri 228 të datës 31.12.1972. Me 1979 bëhet Kandidat i Shkencave në Mjekësi me vendimin e K.L.A. Nr. 28 të datës 27.12. 1979 kurse me 1986 i jepet titulli ”Docent” me vendimin e K.L.A. Nr.135 të datës 7.06.1986. Me 1993 i jepet grada “ Doktor i Shkencave” në mjekësi me vendimin Nr. 786 (pika 3. 9) me numër të regjistrit 496 të K.K.SH. në Tiranë. Me 1994 merr titullin “Prof. i Asociuar” me vendimin nr. 11 të datës 11.12.1994 nga K.K.SH. dëshmi data 10.11. 1999. Dr. Ali Muqo ka punuar si mjek-Neurolog në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë, mandej në Universitetin “UFO” në Klinikën Neurologjike “TEA”. Dr. A. Kuqo punoi si pedagog në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë deri në pension. Ka qenë Shef i pavionit në Shërbimin e neurologjisë në Q.U.T. dhe pedagog i jashtëm në Q.U.S. “Nënë Tereze” në Tiranë. Është bashkëautor i dy teksteve universitare i dy punimeve monografike dhe autor i një Monografie si dhe bashkëautor i 48 punimeve shkencore të botuara dhe njeh 4 gjuhë të huaja.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.